Subscribe

80 mijë individë janë subjekt i plotësimit të deklaratës së tatimit mbi të ardhurat, nga të cilët 69 mijë janë të dy punësuar, ndërsa pjesa tjera janë ata që kanë ta ardhura vjetore mbi 2 milion lekë në vit.

 

Afati i fundit i plotësimi të deklaratës e cila është në faqen e tatimeve dhe plotësohet elektronikisht është data 30 prill, por për shkak të festave, ky afat është 4 Maji.

 

Plotësimi I kësaj deklarate rrit tatimin për individët.

 

“Tatimi mund të themi se është i konsiderueshëm. Pasi ata që bëjmë dy punë gati dy paga mujore do të detyrohen t’i paguajnë si tatim në shtet për shkak të nivelit 23%,” – thotë Meri Lika, audituese.

 

Ky është viti I dytë që të dy punësuarit janë subjekt i plotësimit të kësaj deklarate. pasi sipas ligjit, një I–punësuar përjashtohet vetëm një herë nga tatimi për të ardhurën 30 mijë lekë.

 

Audituesit thonë se ky nivel tatimi krijon pabarazi mes të ardhurave nga biznesi, i cili në finale paguan tatim fitimi 15 % ndërsa 8 % dividend.

 

Për ata që janë të dypunësuar deklarata del në tatime e plotësuar, ndërsa kategoria e dytë ata që kanë të ardhura mbi 2 milion lekë duhet ta plotësojnë ata sipas të ardhurave që kanë nga disa burime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *