Subscribe

Të kërkosh vetveten, një jetë të tërë me laps e penel në dorë, “të dialogosh me vetveten”, mbi të gjitha, të hapësh veten tek tjetri, kur ky është publiku artdashës dhe gjykues njëkohësisht, është një mision i vështirë.

 

Pikërisht ky mision shpërfaqet përmes 130 autoporteteve, që përmban “Ekspo Taso” 2021.

 

Punimet janë të realizuara në një hark kohor prej 52 vitesh nga mjeshtri i penelit Anastas Konstandini, ndarë në 7 periudha dhjetëvjeçarësh, që nisin nga adoleshenca e tij e hershme, deri në ditët e sotme të kulmit të pjekurisë artistike.

 

7 kapitujt e jetës së tij të vrullshme profesionale, Anastas Kostandini i solli në galerinë e vogël të shtëpisë së tij, për të treguar se aty kanë marrë jetë 130 veprat.

 

Periudha e pandemisë e ka shtyrë Tason për të sjellë autoportetet e jetës së tij, por ai nuk e përjashton mundësinë të ketë pasur shtysë edhe nga të tjerë.

 

Edhe për vizitorët, autoportetet janë befasia më e madhe, që kanë hasur në galeri pikturash.

 

Anastas Kostandini shprehet se pavarësisht se jeton në provincë, nuk e ka penguar aspak për të pasur pasurinë e mbretërinë e artit të tij fisnik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *