Në 16 ditë protesta në Shqipëri, një prej 8 pikave kryesore që studentet shqiptar kanë kërkuar te plotësohet ka qenë përgjysmimi i tarifave të shkollimit, në nivelin Bachelor dhe atë master.

 

Ne universitetet studiojnë aktualisht 140 mijë studentë, të cilët paguajnë për nivelin bachelor, një tarifë  vjetore minimumi 250 mije lekë dhe maksimumi deri në 400 mije lekë. Ndërkohë për nivelin master tarifat variojnë nga 630 mijë lekë më e ulëta deri në 2 milionë e 300 mijë lekë me e larta.

 

Por si jane këto shifra ne raport me vendet e tjera te rajonit?

 

Në Malin e zi, sipas tabelës zyrtare të çmimeve, tarifa për një nivel bachelor është 1500 euro, për studime te specializuara 2 mije euro, master shkencor 2.500 euro dhe për doktoraturen 3 mijë euro.

 

Në Maqedoni studentet për një vit studime bachelor paguajnë mesatarisht 400 euro, ndërkohë në nivelin master kryhet një pagesë mesatare prej 1500 euro.

 

Ndërkohë në Serbi, pagesa më e ulët studimore në nivelin Bachelor është ajo e Universitetit të Gjeologjisë prej 1000 euro, ndërsa më e larta është ajo e Mjekësisë Dentare prej 4,950  euro.

 

Pedagogu Marku Marku e sheh te domosdoshëm nje proces riformatimi te institucioneve te arsimit te larte pasi edhe nëse protestohen kerkesat per përgjysmimin e tarifave dhe buxheti rritet ne 5% investimi do te shkoje kot.

 

“Ka politika të ndryshme une mendoj se filtrat duhet ti kenë universitetet. Flas për përvojën e universiteteve evropiane të cilat i njohë mirë. Ka filtra për disa degë të veçanta, por filtër është universiteti vet. Ne duhet të kërkojmë që e para të bëjmë një riformatim të sistemit universitar dhe nje riformatim të politikave për arsimin e lartë, pasi nëse keto nuk bëhen bashkë nuk mund të bëjmë asgjë, edhe sikur të shkojë buxheti në 5% të GDP do shkoje kot, nese ti nuk ndërton modelin e tillë qe kete investim ta shndërroje ne investim për dijen shqiptare, për universitetin shqiptar, për studentet, për pedagoget për shoqërinë.

 

Nje tjeter problem sipas Markut te cilit duhet ti jepet nje zgjidhje afatgjate është edhe mospërputhja e diplomave me nevojat e tregut te punës.

 

“Diploma nuk zhvlerësohet se nje pjese e studentëve nuk gjejnë vendin e tyre ne tregun e punës. Diploma zhvlerësohet se pari nga mënyra se si funksionon rekrutimi, e para se sa vende krijon ekonomia e vendit ne tregun e punës, gjatë këtyre viteve kanë ardhur duke u reduktuar për shkak të dështimit ekonomik eshte pakësuar mundësia që të zgjerohet tregu i punes, pra është një dështim ekonomik. Është një dështim administrativ, Pse? Sepse në pjesën e administratës publike, të sistemit te shkollave të gjitha institucionet ku mund të punësohen studentët, diploma nuk ka vlerë pasi nuk vlerësohet diploma por vlerësohet aktiviteti politike i atyre dhe pjesëmarrja në organizatat politike.”

 

Vetëm gjatë vitit akademik 2016-2017  mbi 20 mije studente përfunduan studimet ne nivelin bachelor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *