Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim tek ambientet e Piramidës, ku ka folur për reformën e inspektimeve.

Në fjalën e tij, Rama tha se është e nevojshme krijimi i një force të re autonome dhe e shkëputur nga ministritë përkatëse.

Sipas tij, kjo trupë e re nuk ka për qëllim vendosjen e gjobave, por marrjen në shqyrtim të ankesave.

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport me korrupsionit por ky presion vazhdon të jetë një presion që nuk mund dot të justifikohet sepse sot jemi në një fazë që mund të bëjmë një kapërcim tjetër, një reformë e inspektoriateve, një shkurtim i rëndësishëm i numrit të tyre, një bashkim i një sërë funksionesh që sot janë të ndarë çdo funksion një inspektoriat në një grup inspektoriatësh dhe një shkëputje e inspektoriatëve nga ministritë për të dalë si një forcë e re dhe autonome në veprimtarinë e vet nën ombrellën e kryeinspektorit të përgjithshëm të shtetit.

Të krijojmë bazën për një fazë të re në këtë drejtim duke ndryshuar dhe qasjen por edhe përmbajtjen në të gjithë kornizën e shtetit, të figurës së inspektorit dhe duke e kaluar këtë në një status të ri, sic është statusi që kanë doganat apo një pjesë e sistemit të tatimeve apo shërbimi civil.

Dhe ky trup nuk do të jetë një trupë që do të ketë dhe gurin dhe arrën. Pra, nuk do të jetë një trupë që edhe do të vendosë gjobat dhe marrë në shqyrtim ankesat. Marrja e ankesave do të bëhet edhe me pjesëmarrjen  e komisioneve të apelimit të përfaqësuesve të biznesit në mënyrë transparente dhe sa më kolegjiale për të krijuar një barrikadë që të mos kapërcehet dot kaq lehtësisht ku përgjithësisht komisionet e apelimit lënë në fuqi vendimet e marra më parë nga inspektorët. Përtej, do të vendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë.

Kjo do ta bëjë të pamundur shfaqjen në befasi të inspektoriatit  te dera dhe vendosjen ose jo të një gjobe mes marrëveshjes së heshtur që i përcjell nga dera duke i dhënë atë që ju biznesmenët jeni “viktimat” në aspektin për raportin me inspektorët. Vizita e parë vetëm regjistrim të problemit dhe këshillim” , tha Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *