Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Agron Tanushin, i cili vrau me armë zjarri ish kunatën e tij Jetmira Hasani.

Tanushi ka pranuar krimin duke thënë se shkak ishin konfliktet e pronësisë.

Ai ka thënë që ditën e ngjarjes ka pasur një konflikt me familjaret e ish kunatës. Tanushi shtoi se gjithcka është e dokumentuar pasi ka pamje filmike. Sipas autorit të krimit, atë ditë, atij i kanë ardhur disa të rinj në shtëpi, të cilët e kanë kërcënuar.

Ndërkohë edhe momenti i ngjarjes se rëndë është filmuar nga pikërisht nga kamerat e sigurisë, pasi banesa ka qenë e survejuar.

Hasani u vra në sy të vajzës së saj 8-vjeçare. Ajo prej kohësh ishte ndarë nga bashkëshorti, por vijonte të banonte në katin e dyte te banesës. Ndërsa ish-kunati i saj jetonte në katin e parë.

Për shkak të konflikteve të herë pas hershme, 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje më 15 korrik të këtij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *