Subscribe

Pas largimit të Ilir Dajës, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i ka ofruar pankinën e bardhekuqve ish-kapitenit të korçarëve për shumë vite, Bledi Shkëmbit. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime të sigurta në klubin bardhekuq që thanë se pasditen e së dielës palët janë takuar në kryeqytet për të arritur një akord. Ajo që e shtyu numrin një të klubit bardhekuq të shkonte drejt një alternative si Shkëmbi për ti besuar stolin bardhekuq është pikërisht fakti që askush më mirë se ish-kapiteni i Skënderbeut nuk e njeh ambjentin bardhekuq, është person i familjes që ka fituar shumë me këtë klub dhe mbi të gjitha një ikonë që kthehet në idhull për të rinjtë. Për këto arsye duket se për presidentin bardhekuq Shkëmbi ishte zgjedhja e parë. Takaj dhe Shkëmbi nga sa bëhet me dije, kanë biseduar për orë të tëra rreth një mundësie bashkëpunimi, për sezonin e ri dhe ngritjen e një Skënderbeu që sipas shumë mundësive do të jetë i përbërë nga lojtarë të rinj që duan të promovohen. Bisedimet kanë zgjatur për disa orë por në fund nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve për të zyrtarizuar bashkëpunimin. Nuk dihet ende se ku ka ngecur apo çfarë nuk ka çuar drejt finalizimit këtë marrëveshje, por ajo që është e sigurt mbetet fakti se tashmë presidenti i Skënderbeut duhet të hyjë sërish punës për të gjetur timonierin e Skënderbeut për në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *