Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, u ka dërguar një letër të gjithë subjekteve të shitjes së karburantit me pakicë, ku u kërkon marrjen e masave shtesë në përputhje me ligjin. Kjo kërkesë vjen pas disa ngjarjeve të fundit ku disa karburante kanë rënë pre e grabitjeve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve. Në letrën, ministri Tahiri thotë se administratorët e subjekteve tregtare që shesin karburant me pakicë duhet të vënë në përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant si dhe te vendosin kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *