Subscribe

Saimir Tahiri dorëzoi të martën në gjykatë dy prova të rëndësishme që sipas tij provojnë pafajsinë për akuzat e ngritura nga prokuroria e krimeve të rënda.

 

Sipas ish ministrit të brendshëm provat shkresore vërtetojnë se banda e Habilajve jo vetëm që nuk është favorizuar nga policia por është denoncuar vazhdimisht në prokurori.

 

Gjatë mbrojtjes me dyer të mbyllura Tahiri i tregoi gjykatës këtë email të siguruar nga Vizion Plus, dhe shkresën përkatëse që daton më 29 prill 2017,  ku ish shefi kunder krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohilla i dërgonte prokurorit Dritan Prençi informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabist, për Moisi e Florian Habilaj si dhe shtetasit Nezar Sehitaj dhe Metan Metani.

 

Në këtë shkresë sugjerohet fillimi i një hetimi proaktiv dhe vënia në përgjim e disa numrave telefonik ndërsa në fund të saj theksohet se policia e Vlorës është në pritje të vendimeve të prokurorit i cili më pas ngriti akuzë ndaj ish ministrit të brendshëm dhe 3 zyrtarëve të policisë.

 

Prova tjetër që sipas Tahirit tregon qartë se policia ka goditur vazhdimisht bandën e Habilajve është një operacion në Selenicë me urdhër të ish drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

 

Shkresa e siguruar nga Vizion Plus mban datën 10 qershor 2016 ku drejtori i policisë së Vlorës i kërkon stacionit policor selenicë të marrin masa për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga vëllëzërit Habilaj në fshatin Vërmik në afërsi të një gremine e quajtur “shpati i capinit”. Në informacionin e policisë thuhej se në këtë aktivitet vëllezërit Habilaj kishin aktivizuar edhe disa persona të armatosur nga lagjia çole e Vlorës.

 

Vetë prokurori Dritan Prenci nuk tha asgjë një ditë më parë, kur Tahiri tregoi e mailin në seance e po ashtu nuk ka asnjë reagim nga prokuroria nëse ishin bërë heimet e kërkuara.

 

Gjithsesi vendimi për Tahirin dhe ish drejtorin e policisë Jaeld Çela për të cilët prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite burg, për trafik  narkotikesh dhe grup i strukturuar kriminal,  pritet të merret më 19 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *