Politologu Ramush Tahiri e konsideron bashkimin kombëtar, një qasje të vjetër dhe jo në sinkron me të ardhmen evropiane.

Ai u shpreh për “Quo Vadis” se në konceptin politik, Kosova ka krijuar shtetin e vet dhe se do të vazhdojë integrimin europian. Sa i përket idesë së  bashkimit, për Tahirin, Ramush Haradinaj e jep në konotacion negativ.

“Pra si koncept politik, ideja e bashkimit është ide e tejkaluar në konceptin ccfarë e ka pasur Sami Frashëri, Ismail Qemali, Isa Boletini ose ideologu, Hasan Prishtina. Shqipëria dhe Kosova sipas mendimit tim, ndoshta edhe të gabuar, nuk kanë nevojë për qeveri të përbashkët politike, njerëzit lëvizin andej-këndej kufirit, njerëzit komunikojnë, kultura është një, gjuha është një cdo gjë është e unifikuar ajo që më herët nuk mund as të ëndërrohej dhe unë konsideroj se, të themi një ide të sforcuar të bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ishte shumë e dobishme. Ramush Haradinaj e jep në konotacionin negativ, jo pozitiv atë që po shpjegoj unë.  Ai thotë, duke qenë së nuk po integrohemi në Europë, ne do të kërkojmë referendum për bashkim me Shqipërinë.”

Tahiri nënvizoi se Ramush Haradianj po e shfrytëzon idenë e bashkimit entik, si dhe po nxit një frikë nga “Shqipëria e madhe”.

“Në këtë bazë nuk po më duket shumë e ndershme që po shfrytëzohet nga Ramush Haradinaj, që po nxit kinse një frikë nga Shqipëria e madhe, se Shqipëria e madhe është sintaksë që e kanë krijuar serbët për të penguar komunikimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Ne sot jemi kombi  bashkuar, sepse komunikojme si komb, jetojmë në dy shtete dhe është mirë që jetojmë në dy shtete, nuk e shikoj si gjë të keqe. Më vjen keq ndonjëherë kur elitat politike zihen në vetvete dhe akuzojnë njëra tjetrën, mirëpo e konsiderojë si një zënkë në kuadër të familjes që duket simpatike, por që nuk ka konotacion në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Kufiri duhet të jetë formal, kufiri duhet të jetë vetëm komunikim që siguron një lloj rregulli të qarkullimit, nuk është pengesë dhe nuk ka qenë ndonjëherë, thjesht zhurma që po bëhet për idenë e bashkimit kombëtar, nuk mun të bëhet për qejf të një lideri, makar qoftë ai edhe Ramush Haradinaj, nuk mund të bëhet për hir të askujt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *