Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 January 2026
Vizion fokus

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25 persona

Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të...

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin...

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: Bëj...

Papa Leoni XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe...

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në aksin Librazhd-Elbasan

Arrestimi i Maduros, Rubio: S’jemi në luftë me Venezuelën

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë luftën nëse...

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në...

Sveçla kërkon hetim për lidhje të mundshme të policëve me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan

11 Gusht 15:42

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në atë që e ka përshkruar si “veprimtari kriminale të Mefail Shkodrës”.

Shkodra është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan, që është raportuar më 10 gusht. Sipas Policisë, ai ka të kaluar kriminale.

Përveç Shkodrës, si i dyshuar kryesor, në kërkim janë edhe në dy persona tjerë.

“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë. Askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se cilat janë motivet e vrasjeve.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore. Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim vitin e kaluar për shkeljet e kryera.

“Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Përveç këtyre tri vrasjeve, në Kosovë ka ndodhur edhe një tjetër vrasje po më 10 gusht, veçse në qytetin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është arrestuari i dyshuari dhe që gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Gjilan Svecla Vizion Plus vrasje

Nga e njëjta kategori

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25 persona

më shumë...

Starmer: 2026 mund të jetë viti i hapave të rëndësishëm drejt paqes në Ukrainë

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që sulmon vendin tonë, sulmon Amerikën Latine

më shumë...

Papa Leoni XIV: Të garantohet sovraniteti i Venezuelës dhe të sigurohet forca e ligjit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

10:41

Si të humbni kaloritë e festave të...

10:26

A e dinit se kjo bimë rritet...

10:15

Përmbytet anija në Nigeri, humbin jetën 25...

9:56

Si të përballosh ankthin e rikthimin në...

9:43

Starmer: 2026 mund të jetë viti i...

9:12

Ministri i Jashtëm i Venezuelës: Kushdo që...

8:12

3 rastet kur duhet t’i thoni JO...

7:43

Aksident tragjik në Durrës, 28-vjeçari përplas për...

7:16

Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i...

6:45

Papa Leoni XIV: Të garantohet sovraniteti i...

6:13

Fluks i lartë automjetesh, vështirësi qarkullimi në...

5:55

Arrestimi i Maduros, Rubio: S’jemi në luftë...

5:20

Zelensky zotohet se Ukraina do ta vazhdojë...

4:58

Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të...

4:54

Sekreti i një shtëpie të lumtur për...

4:20

Greqia pezullon fluturimet, frekuencat që i shërbejnë...

3:48

Një javë me trazira në Iran, qytetarët...

3:35

Dy vëllezër muzikë në Pazar, të rinjtë...

3:26

Protesta e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Rama duhet...

2:15

Fluks i lartë i shqiptarëve drejt Greqisë,...

Më të klikuarat

  • Makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Fier
  • Sekreti i një shtëpie të lumtur për fëmijët, shenjat që treg...
  • Beteja të mëdha, por edhe ndryshime jetike! Meri Gjini bën p...
  • Shkrumbohet shtëpia në Elbasan, dalin në kohë anëtarët e fam...
  • Rodríguez merr drejtimin e Venezuelës, ultimatumi i Trump: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.