Suel Cela shpallet i pafajshëm për sulmin ndaj policisë tek Tregu i Elbasanit në vitin 2017.
Gjykata tha se provat e sjella nga prokuroria nuk vërtetojnë se Suel Cela ka qënë aty kur është sulmuar policia.
Edhe cigarja e gjetur në mjetin Audi që sulmoi policinë, shton gjykata, nuk vërteton që të ketë qënë e Suel Celës, djalit te biznesmenit Petrit Çela.
Ndërkohe Gjykata tha se është vërtetuar se në makinën Audi nga ku u qëllua me armë, është vërtetuar se ka qënë Enea Bekteshi, për të cilin ky i fundit u dënua me 6 vjet burg.
Po ashtu u dënua për sulmin ndaj forcave të rendit edhe Klement Xhaferri me 5 vjet burg.