E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Sulme në Bruksel e Londër

Brukseli u trondit sërish nga një sulm terrorist mbrëmjen e së premtes.

 

Një burrë i armatosur me hanxhar është qëlluar dhe më pas ka ndërruar jetë, pasi sulmoi disa ushtarë në Bruksel. Dy orë më pas, dy oficerë policie të cilët ishin duke patrulluar në një zonë të populluar me turistë pranë pallatit mbretëror Bukingam Palas ne Londër, u sulmuan nga një person i armatosur me thikë.

 

Reklamë

Policia e cila e ka neutralizuar agresorin, dhe është identifikuar si një shtetas somalez, 30 vjeç. Dëshmitarët të cilët ishin në vendin e ngjarjes, kanë thënë për mediat se kanë dëgjuar edhe të shtëna.

 

I arrestuari akuzohet për lëndime të rënda trupore dhe sulme ndaj policisë dhe oficerëve, që mbeten të plagosur jashtë ndërtesës së famshme.

 

Ata janë mjekuar menjëherë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e emergjencës evakuuan zonën dhe po hetojnë, nëse dy sulmet janë të lidhura me njëra tjetrën.

Më shumë video

Reklamë