Duket se hakmarrja e Rusisë për shpërthimin në urën e Krimesë ka qenë i menjëhershëm.

 

Dhjetë raketa janë lëshur nga ushtria ruse mbrëmjen e djeshme mbi rajonin e kontrolluar nga ukrainasit në Zaporizhia duke lënë të vdekur të paktën 17 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

 

Sipas kryebashkiakut ukrainas të Zaporizhias viktimat janë civilë ndërsa një bllok ndërtesash janë shkatërruar.

 

Për sulmin ka reaguar edhe presidenti Zelenski i cili tha se ata që urdhëruan bombardimin do mbajnë përgjegjësi.

 

Përsëri Zaporizhzhia. Sulme të pamëshirshme përsëri mbi njerëzit paqësorë. Në ndërtesat e banimit, në mes të natës. E keqja absolute. Egërsira dhe terroristë. Nga ai që dha këtë urdhër për të gjithë ata që e përmbushën këtë urdhër. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Para ligjit dhe para njerëzve.

 

Zaporizhia ishte shënjestër e një sulmi edhe të enjten ku 14 vetë mbetën të vdekur ndërsa mbi 30 u plagosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *