Moti i keq ka goditur ishullin e Kretës në Greqi. Stuhia la pas dëme serioze, si rrugë të dëmtuara dhe përmbytje banesash dhe shkollash.

Tetë persona, duke përfshirë 5 të rritur dhe tre fëmijë janë arritur të shpëtohen nga ekipet e emergjencës pasi rrezikonin të mbyteshin në pjesën verilindore të Heraklio.

Në zonat e prekura më keq, disa banorë kërkuan strehim, pasi shtepite e tyra ishin te permbytura, ndërsa uji me baltë që përfshiu qytetet kane tërhequr makina dhe mbeturina.

Zyrtarët e qeverisë rajonale thanë se rrjeti rrugor i ishullit ishte dëmtuar, së bashku me bizneset, te cilet ishin mbyllur per shkak te masave te reja per perhapjen e pandemise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *