Subscribe

Të gjithë ata që duan të ndjekin programin e studimit “Mjekësi e përgjithshme”, janë të detyruar të firmosin një marrëveshje me shtetin, ku pranojnë të punojnë në Shqipëri 5 vite pas diplomimit.

 

Në të kundërt nuk do të futen në testimin e informatizuar e rrjedhimisht përjashtohen nga e drejta e studimit në arsimin publik për këtë fakultet.

 

ZAMIRA GJINI
DREJTORESHE E PËRGJITHSHME, POLITIKAT NE ARSIM

“Jo, nuk do të regjistrohen. Një student që do të regjistrohet në vitin e parë në programin mjekësi e përgjithshme do të nënshkruajë më parë një deklaratë përpara se të bëjë testimin e informatizuar pranë qendrës së shërbimeve arsimore, ku do të pranojë marrëveshjen për të punuar 5 vite në Shqipëri, pas diplomimit.”

 

Ndërsa për studentët aktualë nuk ka ende një përllogaritje të saktë se sa do të kushtojnë vitet e mbetura akademike në rast se duan të largohen nga vendi.

 

“Nëse studenti është në vitin e tretë, ai do të paguajë për tre vitet e tjera në vazhdim. Do të hartohet një vendim i këshillit të ministrave i cili do të përcaktojë qartë se si do të llogaritet tarifa për ata që nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen, është një metodologji që ka disa elementë.”

 

Sipas ministrisë së Arsimit nuk ka kthim pas sa i takon kontratës, ndërsa 500 kuota janë pak në krahasim me numrin e lartë të kërkesave që ka çdo vit për këtë program studimi dhe plotësimi i tyre është i padiskutueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *