Subscribe

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Serbia po kryen ushtrime me dronë kamikazë fare pranë kufirit me Kosovën dhe me Malin e Zi.

Sipas tij kjo tregon se Serbia ësshtgë aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese ne rajon.

“Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë”, tha Kurti.

Po ashtu shefi i qeverisë së Kosovës foli edhe për zgjedhjet në veri që do të mbahen të hënën . Ai ftoi qytetarët të kontribuojnë në këtë proces.

“Njëzet e një prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët në veri, pa dallim etnie, moshe e gjinie që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ua ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin, ata që mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë, apo mendojnë se ka njerëz më të mirë që një orë e më parë duhet të jenë në ato zyra. Por, gjithçka duhet me proces demokratik ligjor, e jo me bandat e dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Ashtu, nuk mund të hysh në zyra”, tha Kurti.

Aktualisht në krye të komunave veriore janë katër shqiptarë, të cilët i kanë fituar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, por që u bojkotuan nga Lista Serbe dhe një pjesë e serbëve lokalë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *