Vatra e re e infeksionit të Covid-19 është burgu i sigurisë së lartë “313” në tiranë, ku deri tani janë 18 të prekur. Mes tyre janë të burgosur por edhe efektivë të policisë.
Spitali i burgut është kthyer në Covid ku disa prej të burgosurve janë shtruar në këtë spital e po trajtohen sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mesohet janë kryer më shumë se 35 teste te tjera tek 313 por ende nuk kanë dalë përgjigjet e analizave për të parë nëse ka të infektuar në këtë institucion.
Në spitalin e burgut aktualisht jane 25 shtretër dhe janë dërguar edhe 5 respiratorë.
Të burgosurit e 313 para pak ditësh kanë protestuar duke kërkuar që ti nënshtroheshin testeve për shkak të përhapjes së virusit brenda qelive. Ndërsa të infektuarit asimtomatikë janë të izoluar në qelitë e veçanta te parashikuara per regjimin biss-41.