Koronavirusi ka shkaktuar 288 vdekje në 24 orët e fundit në Spanjë, sipas të dhënave nga llogaritja ditore e siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

 Ky është një numër i madh, por nëse e krahasojmë me shifrat 800 apo 900 viktima në ditë, mund të konsiderohet si një lajm shpresëdhënës. Kishte më shumë se një muaj që nga 18 marsi që nuk regjistrohej një shifër e tillë e ulët. Tashmë kanë humbur jetën 23,190 persona.

“Ulja e sotme është e rëndësishme”, tha këtë të dielë drejtori i urgjencave shëndetësore të Shëndetësisë, Fernando Simón, i cili pavarësisht kësaj ka pranuar se është e nevojshme të tregohet kujdes.

Ndërsa rastet e reja janë 1,729 raste të reja, me një rritje prej 0.8%, gjë që sjell numrin e përgjithshëm të konfirmuar të të infektuarve në 207.634. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *