Subscribe

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar kete te merkure zyrtarisht akuzën pas dy vitesh hetime ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume në Gjermani që ish kreu I organit qendror te akuzes e ka përdorur për shkollimin e vajzës. Ish-kryeprokurori tha se e kishte marrë borxh nga një mik.

Ka qënë prokurori Klodian Braho që i ka komunikuar akuzën avokatit të tij

Fillimisht ndaj Llallës u ngritën katër akuza, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e të ardhurave dhe mosdeklarim i të hollave në kufi.

Por pas dy vitesh hetime, tre akuzat e para u rrëzuan, duke lënë vetëm atë të mosdeklarimit të të ardhurave.

Llalla eshte i pari kryeprokuror në Shqipëri që merret zyrtarisht nën akuzë penale për vepra të kryera gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Uashimngtoni e përfshiu Adriatik Llallën dhe familjen e tij në listën e zezë të zyrtarëve të lartë që u ndalohet hyrja në shtetet e bashkuara  pas perfshirejne ne afera  korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *