Zhvillohet sot në Tiranë samiti i radhës i Liderave të Procesit të Brdo-Brijunit.

 

Samiti organizohet nga presidenti Meta ndërsa në të do të marrin pjesë të gjithë liderat e rajonit, mes të cilëve edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

 

Por ajo që bie më shumë në sy është se krahas liderave të rajonit në samit do të marrë pjesë edhe Miloard Dodik.

 

Dodik është një kundërshtar I madh I pavarësissë së Kosovës dhe akuzohet për një sërë krimesh ndaj shqiptare. Krime që ai I mohon t’I ketë bërë gjatë luftës së viteve ’90.

 

Në samit do të marrë pjesë edhe Presidenti Polonisë, Andrzej Duda dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, të cilët do të jenë në kuadrin e të ftuarit të nderit.

 

Ky samit synon që të nxisë dialogun, bashkëpunimin dhe forcimin e sigurisë mes të gjitha vendeve të rajonit.

 

Në mbyllje të Samitit, Liderët e procesit do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *