Policia ka nisur planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që pritet të zhvillohet pasditen e kësaj të marte rreth orës 17 e 30 para kryeministrisë.

Do të jenë mbi 1000 efektivë të angazhuar në këtë protestë, ku përfshihen komisariatet e Tiranës, forcat “Shqiponja” dhe forcat e Sigurisë Kombëtare.

Lexo edhe :

Related Posts

Në gatishmëri gjithashtu do të jetë edhe RENEA, e cila do të ndërhyjë nëse do të ketë një përshkallëzim të dhunës mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Policia ka  në dispozicion edhe mjetet për të shpërndarë turmat nëse tentojnë të futen në institucionet shtetërore.

Në zbatim të planit të masave të policisë pritet edhe bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”.

Po ashtu disa prej rrugëve që të çojnë drejt qendrës do të jenë të bllokuara deri në përfundim të protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *