Subscribe

14 marsi është festë zyrtare në Shqipëri. Kjo për shkak se festohet Dita e Verës, një faste me bazë pagane por ndjeshëm e festuar në vendin tonë.

Megjithatë ndryshe nga tradita, ben te ditur Vizion Plus, edhe këtë herë, për të dytin vit radhazi festimet janë cunguar për shkak të masave nga Covid 19.

Situata ende problematike e infektimeve dhe viktimave nga  ky virus, bashkëngjitur edhe masat e Komitetit të Eksperteve për moslejimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave, kanë bërë që policia të ushtrojë kontrolle të imtesishme që të shtunën në mbrëmje në Naten e Verës , kryesisht në Elbasan atje ku është epiqëndra e festimeve.

Forcat e rendit kanë shpërndarë njerezit e grumbulluar në shifra të mëdha.

Pavarësisht kësaj qytetaret Elbasan më së shumti por edhe të tjerët, e kanë festuar Ditën e Verës pranë familjeve të tyre dhe rretheve të ngushta familjare, duke u ngushëlluar me këtë fakt të paktën.

Dita e Verës është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. Kësisoj, brez pas brezi shqiptarët kanë përcjellë festën, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *