Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent  Cakaj  i dorëzuan Bashkisë së Elbasanit dhe Bashkisë së Gramshit pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë të financuar nga Bashkimi Evropian.

Alokimi buxhetor prej 10,000 Euro për këtë emergjencë do të dërgohet për të ndihmuar komunitetet lokale në të dy anët e kufirit, ku 5.000 Euro shkojnë për familjet në nevojë në Shqipëri dhe përkatësisht në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Gramsh.

Me qëllim që të kontribojnë sadopak në lehtësimin e situatës lidhur me emergjencën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vendosi për dhurimin e 150 pakove ushqimore për të ndihmuar familjet në nevojë të identifikuara nga ana e institucionit tuaj sipas listave të përcaktuara paraprakisht (75 pako secila Bashki).

Bashkimi Europian ka akorduar 50 milionë euro për Shqipërinë për mbështetjen e bizneseve në këtë periudhë të vështirë ndërsa ambasadori Soreca garantoi Kryetarin e Bashkisë se qytetarët e tij nuk do të jenë vetëm në këtë luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *