Subscribe

Ajo është zëri më i bukur i Shqipërisë në Rumani.

 

Arlinda Morava, sopranoja shqiptare, soliste në teatrin kombëtar të operës në Bukuresht dhe pedagoge në akademinë e arteve të bukura po aty, rikthehet në Shqipëri. Këtë herë ka zgjedhur që të këndojë në vendin e të parëve, në Korçë.

 

Shqiptarja që u  largua nga vendi i saj në moshën 16-vjeçare, nuk harron rrënjët, e as më pak muzikën shqiptare, që sa i herë i jepet mundësia e promovon edhe në skenat europiane.

 

Ajo ka çelur natën e parë të festivalit më të ri të muzikës klasike në Korçë, që këtë edicion të parë i bëri homazh Tefta Tashko Koços.

 

Për pesë netë me radhë festivali “Mik” i drejtuar artistikisht nga Inva Mula do të sjellë në pazarin e vjetër të këtij qyteti artistë lirikë të huaj e shqiptarë që karrierën e tyre e kanë ndërtuar në skenat europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *