Teksa ka qëndruar në verandën e “Ferma VIP”, Çiljeta Xhilaga ka kënduar së bashku me fermerët bashkëpunimin e saj me Noizy-n, hitin “Gangsta Love”.

Ajo tregoi se ka gati gjysmën e skenarit për të rikthyer “Gangsta Love 2”. Çiljeta zbuloi kështu se do i kthehet muzikës si dhe një nga bashkëpunimet e saj të afërta mund të jetë me Noizy-n.

“Duhet të bëj dhe dyshin. E kam gjysmën e skenarit gati, të shkruar që para tetë vitesh”, tha Çiljeta .

Gjithashtu edhe Elsa Lila është “përkëdhelur” nga Agai, i cili i ka vendosur këngën “Diferenca je ti”. E shoqëruar nga fermerët, Elsa ka kënduar hitin e saj i cili ka qenë bashkëpunim me Pirro Çako.

Momente të tilla nostalgjike mes këngëtareve dhe pjesës tjetër të fermerëve ka dhuruar emocione në fermë./vizionplus.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *