Subscribe

Gjykata e Tiranes ka lënë në burg 34-vjeçarin Klajdi Shundi, i cili në orët e para të vitit 2021, në gjendje të dehur, vrau me thike kunatin e tij Vladimir Zvezhda.

 

Shundi është paraqitur të dielën përpara Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e siguruisë “arrest me burg”, ndërsa 34-vjecari është shprehur se nuk mbante mend asgje nga ngjarja.

 

Krimi i rëndë ndodhi në rrugën 5 Maji, ku edhe banonte viktima, rreth orës 03:45 të mëngjesit të 1 janarit.

 

Vladimir Zvezhda dhe autori Klajdi Shundi nuk kanë pasur konflikte më parë me njëri-tjetrin. Ishte nje klonflikt i castit që agravoi duke sjellë edhe vrasjen e 42-vjeçarit.

 

Mesohet se debati nisi në banesën e Zvezhdës, por më pas dy personat dolen jashtë, ku konflikti u përshkallëzua më tej. I riu e qëlloi kunatin e tij me thikë duke i marrë jetën.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *