Subscribe

Partizani pret këtë të dielë Skënderbeun në shtëpi ku fitorja kërkohet me doemos për të ruajtur  vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Në prag të ndeshjes, tekniku Ilir Daja tha se me korçarët arriti kulmin mirëpo të dielën do të hyjë në fushë vetëm për fitore.

ILIR DAJA

TRAJNER I PARTIZANIT

“Dihet që me Skënderbeun kam kulmin e karrierës time dhe do dëshiroja ta bëja të njëjtën gjë me Partizanin. Kam kaluar shumë mirë në atë qytet ku edukata dhe kultura janë prezent në çdo moment. Nesër i kemi kundërshtarë dhe ashtu siç kam bërë me Skënderbeun duke dhënë maksimumin, ashtu do bëj edhe me Partizanin. Ky është profesioni ynë. Nesër do mendoj me të gjithë mënyrat që bashkë me ekipin të dalim me tre pikë nga ndeshja.”

 

Ndërsa kapiteni i Skënderbeut Ditmar Bicaj tha se ndeshja me të kuqtë do të jetë e vështirë, por jo e pamundur .

Nga ana tjetër Tiranën e pret një transfertë e vështirë kur përballë do të ketë Kastriotin , skuadrën surprizë të këtij sezoni. Pas barazimit me Ballshin , tekniku Nevil Dede do të kërkojë fitoren e parë me Bardheblutë.

NEVIL DEDE

TRAJERI I TIRANËS

”Kastrioti eshte nje skuaderme shume se simpatike, ka elemente me shume experience Brenda. Jane nje skuader pragmatiste. Te mundohemi te zhvillojme ndeshjen dhe te marrim maksimumin nga ajo. Ne shkojme perballe Kastriotit me objektiva te qarte. Tirana kudo qe te shkoje do te pretendoje te fitoje cdo ndeshje. Eshte e bukur kur mendon qe Kastrioti ka kater ndeshje ku nuk ka humbur asnje dhe ne jemi me gjysmen e pikeve. Kjo na tregon se do te perballemi me nje skuader qe do ten a sulmoje. Ne fund te fundit ne jemi Tirona, ne do ta zhvillojme ndeshjen dhe ritmin do ta mbajme ne.”

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të javës, Teuta udhëton në Ballsh,  Laci pret Apoloninë ndërsa javën e mbyll supersfida Vllaznia-Kukësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *