Subscribe

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime në lidhje me kompaninë “DH Albania”.

 

Qendro do të jap shpejgime para prokurorëve në cilësinë e personit që ka dijeni për tenderin e “Unazës së Re” dhe kryesisht për lotin e parë të ndërtimit.

 

Pas skandalit të publikuar ku kompania “DH Albania” kishte falsifikuar dokumentet duke u shtirur si pjesë e një kompanie amerikane me qëllim që të fitonte tenderin, prokuroia ka nisur hetimet.

 

Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *