Vendi
Dita e 16 e protestës në Tiranë, dhjetëra të rinj mblidhen para ministrisë së Arsimit

Dhjetëra të rinj u mblodhën sërish në ditën e 16 të protestës në Tiranë.
Studentët u grumbulluan fillimisht pranë fakulteteve të tyre për të marshuar më pas drejt ministrisë së Arsimit.
Reklamë
Nga aty sërish u nisën në drejtim të disa fakulteteve të Tiranës, duke bërë thirrje që bashkëmoshatarët e tyre t’u bashkohen në protestë.
Gjatë tubimit nuk pati momente tensioni me forcat e policisë.
Kerkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, një qeveri tranzitore dhe më pas zgjedhje të parakohshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




