Shqipëria u godit të shtunën nga një termet me magnitutë 5.8 të shkallës Rihter ku si pasojë pati demtime të shumta në banesa në zonën e Tiranës e të Durrësit.

 

Sizmiologu Edmond Dushi I ftuar në studion e edicioni qëndror të lajmeve në Vizion Plus e cilësoi tërmetin si të fortë pasi vendi ynë bën pjesë në brezin alpin mesdhetar.

 

Duke e cilësuar si një gjë normale, Dushi tha se para se të binte tërmeti I orës 16:00 ka pasur një të vogël rreth orës 11:00 por që ishte I një shkalle të vogël.

 

Ai hodhi poshtë gjithashtu edhe aludimet se mund të ketë një cunam në vendin tonë.

 

Ndërsa sa I takon mbrojtjes nga tërmetet, Dushi tha se kjo gjë duhet të fillojë që të mësohet që në shkolla pasi vetëm kështu qytetarët do të kenë më shumë mundësi që të mbrohen në këto raste.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *