Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues për të...

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në...

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk mund të...

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i...

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada Tiranë-Durrës

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër korrupsionit në...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të...

Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme...

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e...

Si shkojnë armët e perëndimit në Ukrainë?

4 Mars 09:41

BE financon furnizimin me armë të Ukrainës, duke hedhur një hap të pashembullt. Por si dhe sa shpejt mbërrijnë armët në destinacion?

 

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë eurove ndihma direkte ushtarake për Ukrainën, për sistemin e mbrojtjes ajrore, për bazukat si dhe për municionet dhe armatime të tjera ushtarake. 50 milionë euro të tjera janë parashikuar të jepen për karburantet dhe armatimet mbrojtëse.

 

Në fakt paktet e BE nuk lejojnë që buxheti i unionit të përdoret për qëllime ushtarake. Por për të ndihmuar Ukrainën, BE-ja ka aktivizuar të ashtuquajturën “Mjete paqësore europiane”. Ky është një fond special i krijuar një vit më parë nga Këshilli i BE për vitet nga 2021 deri 2027. Tek ky fond mund të futen deri 5 miliardë euro për forcimin e sigurisë ndërkombëtare dhe për mbrojtjen nga konfliktet.

 

Jo vetëm Bashkimi Europian, por edhe Gjermania ka bërë ndryshime në politikën e mbrojtjes. Qeveria gjermane shfuqizoi ndalimin e dërgimit të armëve në zonat e luftës. Ushtria ukrainase do të marrë nga rezervat gjermane mes të tjerave 1000 bazuka dhe 500 raketa tokë-ajër të klasës Stinger. Edhe SHBA ka shtuar ndihmat ushtarake duke dhënë armë me vlerë prej 350 milionë dollarë (313 milionë euro mes të tjerave për raketa tankesh të tipit Javelin, raketa kundërajrore të tipit Stinger, armë të vogla dhe municione. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur kështu në 12 muajt e fundit në gjithsej një miliardë dollarë, kurse që nga viti 2014 në më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

 

Sfida logjistike

Për forcat e armatosura ukrainase furnizimi me armë është ndihmë e rëndësishme në luftën kundër pushtuesve rus. Megjithatë kanë dalë probleme logjistike. Deri tani ndihmat ushtarake të Perëndimit janë furnizuar sipas llojit të armës me rrugë tokësore ose ajrore. Por hapësira ajrore e Ukrainës kontrollohet ndërkohë nga avionët luftarakë rus. Ata mund të “bllokojnë furnizimet me sulme ajrore dhe sulme me raketa,” i shkruan Deutsche Welles, Gustav Gressel, studiuesi austriak i shkencave politike, ekspert për Europën lindore dhe politikën e mbrojtjes në Institutin “European Council on Foreign Relations” të Berlinit. “Nëse i dinë rrugët e furnizimit, ata mund t`i vëzhgojnë ato dhe mund të kërkojnë mjetet specifike të transportit”, shkruan Gressel.

 

Pas refuzimit nga Hungaria të transportimit të armëve për Ukrainën nëpërmjet territori ttë saj, fokusi drejtohet tek Polonia. Polonia ka një kufi 535 kilometrash të gjatë me Ukrainën. Sidomos ushtria e SHBA ka kohë që dërgon trupa dhe armatime ushtarake në partnerin e NATO-s, Poloninë.

 

Roli kyç i Polonisë

“I gjithë armatimi është duke u mbledhur këto momente në kufirin polak”, thotë për Deutsche Wellen, Ed Arnold, ekspert për sigurinë europiane në Institutin e Londrës “Royal United Services”. “Edhe sikur ta zëmë për shembull se Sllovakia do ta donte një gjë të tillë [furnizimin e armëve nëpërmjet territorit të saj – Shënim i redaktorit.] rruga do të ishte e vështirë për shkak të gjendjes gjeografike të vargmaleve që shtrihen nga Sllovakia në Rumani. Kështu që mbeten dy rrugë të tjera: Njëra ndodhet afër kufirit bjellorus, tjetra diçka më në jug”.

 

Marc Finaud, drejtor i sektorit për tregtinë e armëve në Fondacionin “Qendra për politikën e sigurisë” në Gjenevë, paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë nga furnizimet e armëve, të cilat mund të ndryshojnë shumë shpejt dinamikën e luftës. “Nëse këto karvanë ose transporte bllokohen dhe nëse vendet perëndimore sulmohen, atëherë tensionet mund të rriten qoftë në territoret e NATO-s qoftë matanë kufirit me Ukrainën dhe gjendja mund të përshkallëzohet”, thotë Finaud për Deutsche Wellen.

 

Rusia nuk guxon ende “të verë në shënjestër furnizimet perëndimore”, duke e penguar një përshkallëzim të tillë, mendon Ed Arnold. Megjithatë ai është i befasuar që forcat e armatosura ruse nuk i kanë prerë këto dy rrugë të mundshme furnizimi: “Ata kanë mundësinë që të futen nga jugperëndimi i Bjellorusisë dhe të shkojnë të bllokojnë të gjitha armatimet që vijnë aty”.

 

Koha nuk pret

 

Për ushtrinë ukrainase që lufton përreth Kievit dhe qytetit tjetër të madh Charkiw, koha nuk pret për marrjen e armëve të nevojshme. Furnizimi me armë është sidomos problematik për “forcat e armatosura ukrainase që ndodhen në frontin lindor, të cilat mund të shkëputen nga pjesa tjetër nëse nuk përparojnë shpejt dhe kalojnë në pjesën perëndimore të lumit Dnjepr. Ata kanë nevojë për furnizime të reja, sepse zhvillojnë luftimet më të ashpra. Dhe trupat e Brigadës 95 ajrore janë trupat më të mira të ushtrisë ukrainase.”

 

A ka mundësi tjetër për të sjellë sistemet perëndimore të armëve në linjën e frontit në Ukrainë? “Luftëtarët ukrainas ose luftëtarët e huaj mund t`i marrin armët në Poloni dhe t`i sjellin duke i kaluar nëpër kufi,” përgjigjet Arnold. “Por kjo gjë nuk është e mundshme në sasi të madhe.”

 

Aktualisht i madh është rreziku që forcave të armatosura ukrainase t`u mbarojë municioni. “Municioni për armët e rënda ukrainase mjafton mbase edhe për pesë ditë. Pastaj ata mund të mbështeten tek armët që iu merren rusëve. Por edhe me to nuk mund të zgjasë shumë.”/DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
armë lufte Perëndim Ukraine

Nga e njëjta kategori

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues për të luftuar kërcënimin rus

më shumë...

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në Venezuelë: Mendova se do të vdisja

më shumë...

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk mund të jetë më naive

më shumë...

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i japin fund luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:58

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues...

5:46

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas...

5:28

Lodhje pas drekës? Ekspertët zbulojnë tre mënyrat...

5:23

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk...

5:10

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky...

5:01

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:41

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër...

4:35

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e...

4:21

Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32...

3:51

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës,...

3:20

4 shenjat e zodiakut do ta gjejnë...

3:11

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton...

2:43

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e...

2:12

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me...

2:11

Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt...

2:05

I ri shqiptar nga Kosova vritet me...

2:05

Sali Berisha mbron privatizimet, ish kryeministri: Ishin...

1:53

Europa “pushtohet” nga zjarret, situatë kritike në...

1:33

KE rekomandon hapjen e një grupi të...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.