Subscribe

Zbardhen 3 formularët qe çdo gjyqtar e prokuror duhet te plotësoje ne kuadër te procesit te Vetingut qe pritet te filloje ne vjeshte. Rivlerësimi i tyre do te behet për 3 aspekte: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe aftësia profesionale dhe për secilin prej tyre, 600 prokuroret e gjyqtaret shqiptare deri ne 15 shtator duhet te kenë plotësuar 3 deklarata. Deklarata e pare ka te beje me pasurinë dhe dorëzohet pranë Inspektoratit te Deklarimit te Pasurisë, i cili është institucioni qe bën verifikimin. Deklarata e dyte ka te beje me kontrollin e figurës dhe dorëzohet pranë Drejtorisë se Sigurisë se Informacionit te Klasifikuar, e cila do beje verifikimin ne bashkëpunim me shërbimin sekret dhe shërbimin e kontrollit te brendshëm. Ne ketë formular, gjyqtaret e prokuroret duhet te deklarojnë nëse kane ndërruar emrin, duhet te deklarojnë te gjithë adresat ku kane jetuar brenda e jashtë Shqipërisë dhe te gjithë etapat e punësimit. Por pjesa me e rëndësishme eshte pjesa per sigurinë, ku gjyqtaret e prokuroret duhet te deklarojnë nëse ata apo familjaret kane pasur apo jo lidhje me krimin e organizuar, nëse kane pasur takime apo biseda telefonike me persona te përfshire ne krimin e organizuar, nese kane pranuar dhurata nga keta persona. Gjithashtu duhet te deklarojnë nese kane kërkuar ndonjëherë azil ne ndonjë shtet, apo nese iu është ndaluar hyrja ne ndonjë vend te BE e NATOS. Deklarata e trete qe duhet plotësuar nga prokuroret e gjyqtaret është vetëvlerësimi profesional, ku secili duhet te shkruaje arsimimin dhe çdo kualifikim qe kane realizuar. Ne draftin e Vetingut është parashikuar qe ligji te hyje ne fuqi ne 15 gusht e brenda 30 ditëve, çdo gjyqtar e prokuror duhet te plotësoje këto 3 formularë per t iu nënshtruar procesit te Vetingut.

Drejtesi,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *