Avokati i Gilmando Danit dhe Endrit Zeles i kërkoi gjykatës te kërkoje si prove te dhënat nga sistemi Tims per hyrje-daljet e Ylvi Beqjes ne nëntor-dhjetor 2014.  Sipas avokatit, ne 5 raste Ylvi Beqja dhe Dani apo Zela kane lëvruar çeqe ne shuma te konsiderueshme nga llogaria e “Saudi brother”.

 

Ne te njëjtën dite ai ka dale nga Shqipëria drejt Malit te Zi ose Italisë. Avokati pretendoi se Beqja ka dërguar paratë cash jashtë vendit per llogari te veprimtarive te tij te jashtëligjshme. Por kjo kërkese e mbrojtjes ne gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtoreve te tij, u rrezua nga Gjykata e Krimeve te Renda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *