E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shullazi hetohet për pastrim parash

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të pista ka nisur hetim për pasurinë e Emiljano Shullazit. Lajmin e ka dhënë Ministri i Financave Arben Ahmetaj. I pyetur nga Vizion Plus mbi arrestimin e fundit të një prej personazheve të njohura të botës së krimit lidhur me pasuritë e siguruara vitet e fundit, ministri tha se kjo strukturë bën hetim për çdo person të dyshuar që ka realizuar të ardhura në rrugë të jashtëligjshme. Prokuroria nuk është shprehur nëse në dosjen e Emiljano Shullazit ka referuar dokumenta nga Drejtoria kundër Pastrimit të Parave të Pista, por ka qenë ministri Ahmetaj ai që tha se çdo material dhe hetim i kësaj drejtorie i vihet në dispozicion organit të akuzës. Emiljano Shullazi po hetohet pas dyshimeve se ai ka siguruar para dhe prona te patundshme, duke kërcënuar disa biznesmenë.

 

Reklamë

 

 

Më shumë video

Reklamë