Subscribe

Është shuar plotësisht zjarri i rënë të hënën në malin e Taraboshit në Shkodër.

 

Pas një pune që zgjati gjatë gjithë natës, Forcat e Armatosura arritëm vetëm gjatë mesditës së kësaj të marte të shuanin flakët.

 

Për shkak të terrenit tejet të vështirë malor futja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur.

 

Për këtë arsye efektivët e forcave të armatosura u detyruan të ecin deri ne 7 km në këmbë në errësirë.

 

Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e së hënës një sipërfaqe pyjore dhe ullishte në fshatin Zues të Shkodrës, ndërsa flakët rrezikuan edhe disa banesa.

 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *