Subscribe

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se mengjesin kur u shemb teatri kombëtar, ai është dhunuar nga policia.

 

BELIND KELLICI

DEPUTET, PD

 

Natën kur u shemb teatri, jemi marrë forcërisht nga policia, e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj. Policë që nuk kuptoheshin se ça ishin, jemi dhunuar. Unë atë natë u mora dhunshëm, u dërgova në komisariat në Kombinat, pse po mbroja teatrin Kombëtar. Kam kryer analizat mjeko-ligjore, dhe eksperti ka konstatuar dëme ndaj personit tim.

 

 

Nga ana tjetër deputeti demokrat paralajmëron se kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund, me çfarëdolloj kostoje.

 

Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, pasi mungonte një prej të pandehurve. Do shihni çudira gjatë këtij procesi. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje. Nuk është vetëm Belindi. S’kam qenë i vetëm atë natë në qeli.

 

Dy policët që Këlliçi ka paditur në Gjykatën Penale të Tiranës, sipas tij janë identifikuar tashmë pas 2 vjet e 6 muaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *