Gjykata e Apelit për Krimet e rënda shtyu sërisht seancën gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij. Shkak u bë dorëheqja e avokatit të të pandehurit Gilmando Danit, Sokol Kepi.

 

Në kafazin e hekurt të pranishëm ishin vetëm të pandehurit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani. Ky i fundit i kërkoi gjykatës ti caktohet si avokat Denion Bogdani.

 

Por për shkak se Bogdani është përjashtuar nga gjykata pasi ka penguar zhvilliminin e disa seancave, kërkoi që të caktohet kryesisht avokate Eralda Brahimasi.

 

Seanca e rradhës për të akuzuarit për grup të strukturuar kriminal, e një sërë veprash të tjera, do të mbahet më 15 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *