Subscribe

Afati për regjistrimin e tokave bujqësore të përfituara nga ligji 7501 është shtyrë deri në 31 dhjetor.

 

Gjatë raportimit në komisionin e veprimtarive prodhuese, zëvendës ministrja e bujqësisë sqaroi kategoritë që përfitojnë.

 

Përjashtohen nga marrja e pronësisë të gjitha ato toka që i ka Ministria e Bujqësisë për ti dhënë me qira dhe ato toka ku ka projekte zhvillimi për to. Pjesa tjetër, kush është banor i fshatit dhe e përdor, do ta fitoje.

 

Edhe pse deputetët e opozitës ishin të paktë në numër, debatet nuk kanë munguar mes dy ish- ministrave, atij të bujqësisë, Edmon Panariti dhe ish- ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja.

 

Komisioni i Veprimtarisë prodhuese ka miratuar ndryshimet, të cilat tashmë do ti kalojnë parlamentit për miratim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *