Ne Maqedoni po flitet gjithnjë e me shume per mundësinë e sanksioneve te ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Deri tani, apelet e amerikaneve dhe europianeve jane injoruar ne mënyre te vazhdueshme nga presidenti Ivanov dhe nga udhëheqësit politike dhe per kete arsye, ndërkombëtaret po përgatiten te aplikojnë linjën e ashpër.

 

Ideja e sanksioneve u përmend edhe përpara vizitës se presidentit e këshillit europian Donald Tusk ne Shkup, e cila rezultoi e pasuksesshme. Tani sipas nje analize te Balkaninsight, amerikanet po bëhen gati te marrin masa kryesisht ndaj Ivanov dhe Gruevskit, duke ndaluar udhëtimet e tyre dhe bashkëpunëtoreve te tyre ne SHBA, si edhe duke ngrire asetet e tyre. Ndërsa ish-ambasadori i Maqedonisë ne Austri thotë se deklaratat e Tusk edhe pse nuk tingëlluan mjaftueshëm te ashpra, duke marre si kambane alarmi, pasi BE-ja duket se është lodhur me apele per gjetjen e rrugëzgjidhjes. Ndërkohë te mërkurën, kreu i LSDM-se Zaev dhe ai i BDI-se Ali Ahmeti u takuan ne parlament per te diskutuar mbi opsionet per daljen nga kjo situate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *