E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mbyllet takimi me shqiptarët në Athinë, përqafimi i ngrohtë i Ramës me bashkëshorten

Është mbyllur takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Rama ka falenderuar të pranishmit në takim, duke u ulur në gjunjë para tyre.

Pasi përfundoi fjalimin, drejt Ramës ka shkuar bashkëshortja e tij, Linda, e cila e përqafoi dhe e duartrokiti.

Rama bëri me dije gjatë takimit se kanë nisur negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, teksa tha se me qeverinë aktuale greke mund të bashkëpunohet mirë.

Takimi nisi me performancën e këngëtarëve shqiptarë Era Rusi dhe Noizy, për të vijuar më pas me fjalën e Romina Kukës, Blendi Klosit, Majlinda Dhukës dhe Elisa Spiropalit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë