Për herë të parë që nga 7 prilli, pacientët që futen në terapi intensive në Itali janë në rritje. Në kujdesin intensive janë 168 pacientë sot, pesë më shumë se dje.

Ndërsa janë shtruar edhe 66 persona të tjerë në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin italian janë regjistruar 333 raste pozitive, ndërsa viktima 66.

Nga ana tjetër, u shëruan edhe 1.089 pacientë të tjerë në orët  fundit. Ky numër ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 929 të rikuperuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *