Thellohet skandali i zyrtarëve dhe gazetarit që përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë.

Burime bëjnë me dije se në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP Kushtrim Selimi, ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia.

Lexo edhe :

Related Posts

Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH. Kreshnik Selimi dyshohet se i jepte informacione që arrinte të merrte në detyrë vëllait të tij Kushtrim Selimit.

Ky i fundit përmes Rexhina Omerit dhe gazetarit Ervis Hasanagës dyshohet se i publikonin në portalin e tyre.

Kushtrim Selimi është njohur me Rexhina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë dhe bashkëshorti i Rexhinës, Fisnik Omeri punon në SHISH në Kavajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *