Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë,...

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama i përgjigjet...

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të...

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në Moskë, Rusia...

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

“Shtëpitë e barit” në Malësinë e Madhe, Gjykata e Shkodrës liron 4 punonjësit e OSHEE-së

3 Nëntor 17:22

Katër punonjës të OSHEE-së në Malësinë e Madhe janë liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tyre në “detyrim paraqitje”.

Ata u arrestuan disa ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në lidhjen e energjisë elektrike për tre ambiente që shërbenin si “shtëpi bari” në zonën e Hotit. Sipas burimeve, një nga të ndaluarit, drejtuesi lokal i OSHEE-së, Gëzim Hoxha, është liruar menjëherë me urdhër të prokurorisë, vetëm pak orë pas arrestimit. Ndërkohë, tre punonjësit e tjerë, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj, dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi masë më të butë sigurie ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar “arrest në shtëpi”, por gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë, duke vendosur “detyrim paraqitje” dhe duke mundësuar lirimin e menjëhershëm të punonjësve të OSHEE-së.

Lexo edhe :

Related Posts

Zbulohen tre “shtëpi bari” në Shkodër, arrestohen dy kushërinjtë, në pranga edhe katër punonjës të OSHEE

Katër të arrestuarit ishin ndaluar gjatë operacionit të koduar “Neonët”, që çoi në zbulimin e tri ambienteve të përshtatura për kultivimin e kanabisit me ndihmën e llambave dhe pajisjeve elektrike. Në të njëjtin operacion, u arrestuan edhe Lazër dhe Sandër Pepaj, ndërsa Kristjan Pepaj u shpall në kërkim. Këta të fundit dyshohen si organizatorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjykata e Shkodrës vendosi që dy Pepajt të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim me masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit në mjediset e përshtatura, policia sekuestroi 1110 bimë të dyshuara kanabis, rreth 1.8 kilogramë të kësaj lënde në formë boçe, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektrike që përdoreshin për kultivim: 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 ventilatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë. Sipas njoftimit të policisë, kontrollet janë pjesë e një plani të gjerë për goditjen e kultivimit të kanabisit në mjedise të mbyllura, të realizuara pas informacioneve operative që çuan në zbulimin e këtyre “shtëpive bari” në Malësinë e Madhe./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
OSHEE Shkoder shtepi bari

Nga e njëjta kategori

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financës së Postës: Ajo dhe fëmijët kanë makina luksi, apartamente në Durrës e Tiranë

më shumë...

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së Tiranës për mbylljen e hetimeve ndaj punonjësve të 313-ës

më shumë...

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita: Rinasi po menaxhon me sukses fluksin e sezonit

më shumë...

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet se ishte një kërcënim për Fadil Ballën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

10:21

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama...

10:09

Paketa e Maleve, Rama: Anulimin e kërkojnë...

9:27

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës...

9:18

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët...

9:03

Dalin nga spitali tre të plagosurit e...

8:53

U kap me tritol dhe granata në...

8:33

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në...

8:29

Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet...

8:13

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për...

8:08

Moti sot: Rikthehen reshjet në disa zona...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.