Një i ri shqiptar përfundoi në prangat e policisë greke, nën akuzën se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë.

 

Ai është denoncuar nga një 17-vjeçare greke, e cila të shtunën në mbrëmje po kthehej në shtëpi në Glyka Nera, kur u sulmua nga 19-vjeçari shqiptar.

 

Sipas mediave greke, ai i është afruar vajzës, e ka përqafuar dhe e ka prekur në zonën intime.

 

Më pas, shqiptari ka tentuar t’i zbërthejë pantallonat, por në këtë moment vajza ka arritur të largohet me vrap drejt shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *