Një shqiptar në SHBA është dhunuar barbarisht në Lydig Avenue në Allerton mëngjesin e së premtes.

 

Policia bën me dije se 25-vjeçari ishte duke ecur kur u përball me një grua. Familja e tij thotë se gruaja pështyu n drejtim të këpucës së të riut dhe kur ai u kthye për të parë, ai u sulmua.

 

Përmes kamerave të sigurisë është kapur dhe incidenti, ku tregohet një grup njerëzish që godasin viktimën më mënyrë të përsëritur. Ndërkohë familja e viktimës thotë se burri ishte në rrugë për të marrë fotot e pasaportës dhe përfundoi në sallën e urgjencës të spitalit. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të thyerjes së një nofulle.

 

Ndërkohë policia po heton në lidhje me të dyshuarin për këtë ngjarje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *