Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen...

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë të ndryshëm,...

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri politik”, Rama...

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari mbledh prefektët...

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

Shqipëria, test në kulmin e zhgënjimit, Ajeti e Ramadani largohen nga kuqezinjtë, Ukraina “fundi” i Sylvinhos?!

28 Mars 15:59

Pas një seancë stërvitore të zhvilluar në Varshavë, në kryeqytetin polak fill pas humbjes zhgënjyese që na nxori jashtë play off-it kualifikues në kupën e botës, kombëtarja shqiptare u spostua në Valencia tashmë për miqësoren ndaj Ukrainës.

Një duel që në fakt nuk vlen për asgjë në këtë moment, Silvinjo dhe lojtarët janë të detyruar ta luajnë këtë duel ndaj skuadrës që u mund nga Suedia në gjysmëfinalen tjetër të play off, në kulmin e një mërzitje me përmasa kombëtare.

Polonia për mënyrën sesi shkoi ndeshja, rastet e pashfrytëzuara dhe gjendjen e kundërshtarit, ishte një rast unikal për të provuar ëndrrën “Botëror”. Megjithëse Armand Duka, kreu i FSHF dhe vete trajneri Silvinjo u përpoqën të mbanin lart moralin  e skuadrës,  humbja në Varshavë është një kujtim që nuk mund të venitet lehtë.

Sidomos për lojtarë që e patën këtë një mundësi të fundit në karrierë për të shkuar në kupën e botës, në një kohë që kishin provuar me herët emocionet e kampionatit europian. Bëhet fjalë për lojtarë si Hysaj, Ajeti, Gjimshiti…e ndoshta edhe Strakosha apo Nedim Bajrami.

Ndërkohe një çështje më aktuale se kurrë tek kuqezinjtë është e ardhmja e trajnerit Silvinjo, kontrata e të cilit përfundonte menjëherë pas sfidave play off të muajit mars. Duket se me venitjen e ëndrrës botëror, janë venitur edhe mundësitë që Silvinjo dhe stafi i tij të rinegociojnë rinovimin e kontratës me FSHF. Megjithatë duke pasur parasysh që përpara është miqësorja me Ukrainën me 31 mars, edhe kjo çështje shtyhet për ditët në vijim.

Testi miqësor do të luhet ne Valencia, atje ku kuqezinjtë janë spostuar tashmë për tu stërvitur disa ditë para ndeshjes. FSHF njoftoi se nga ekipi janë larguar Arlind Ajeti i dëmtuar në shpatull dhe i zëvendësuar kundër Polonisë, dhe Ylber Ramadani i cili mori leje pasi pret të bëhet baba për herë të dytë.

Të gjithë presin një skuadër të ndryshuar sa i takon formacionit titullar ndaj Ukrainës, me minuta më tepër për emra si Muçi e Mehmeti, madje ky është argumenti kryesor për të cilin opinioni publik kryqëzon Silvinjon duke qenë se janë dy lojtarët shqiptarë më në formë të momentit.

Prania e tyre në fushë kundër Ukrainës nuk do ti vlejë shumë kombëtares në miqësore, por me siguri mund t’i hapë atyre rrugën e një rrugëtimi të ri me kuqezinjtë, sidomos nëse Silvinjo nuk do të jetë më në stol./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Shqipëri Ukraine

Nga e njëjta kategori

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

më shumë...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni 76-vjeçar

më shumë...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-BE

më shumë...

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin e Ftohtë, ndërhyjnë zjarrfikësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica...

10:36

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb...

10:10

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin...

9:29

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

8:57

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona...

8:22

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në...

7:38

U konfliktuan me lopata dhe mjete të...

7:36

Vlorë/ Zjarr pranë një hoteli në Ujin...

6:47

Rast unik! Lindi binjakë me prindër biologjikë...

6:41

“Hap i nevojshëm për sezonin e ri...

6:24

“Çdo shqetësim i qytetarëve meriton përgjigje”, Lamallari...

6:11

Tornadoja godet qytetin italian, plagosen 40 persona

5:32

Krujë/ Zjarr në fshatin Kroj i Madh,...

5:11

“Nuk ka hapësirë për interpretime”, Kryeministria reagon...

5:06

Takimi i Ramës me të deleguarit për...

4:57

ARRSH ashpërson masat ndaj ndotjes së rrugëve:...

4:46

Venezuela dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje historike për...

4:13

Kristjan Asllani transferohet te Al Jazira, mesfushori...

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

Më të klikuarat

  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.