Subscribe

Peter Zingraf, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë shprehet se arrestimet e SPAK dhe shpalljet ‘Non Grata’  kanë sjellë fillimin e një epoke të re për drejtësinë, por që ende ka nevojë për më shumë kohë dhe hapësirë.

 

PETER ZINGRAF

AMBASADORI I GJERMANISË NË TIRANË

 

“Për hetimet që janë në vijim nuk do doja të jepja komente. Institucionet e reja ose të krijuara rishtazi në kuadër të reformës në drejtësi kanë filluar të shpërfaqin efektet e tyre dhe unë besoj se do ishte naïve të mendohej që me këtë fazë të re të institucioneve të drejtësisë brenda një apo dy vitesh me një të rënë të lapsit do të përmirësohej gjithçka në këtë drejtim. Këto institucione kanë nevojë për kohë, për hapësirë në mënyrë që të tregojnë të gjithë efektin e tyre dhe unë mendoj gjithsesi në atë që është arritur në këto muaj të fundit kemi të bëjmë me fillimin e një epoke të re.”

 

Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e shikon si një proces që duhet të vijojë, por duke lënë të nënkuptohet se drejt BE-së duhet të shkojmë bashke më Maqedoninë e Veriut.

 

PETER ZINGRAF

AMBASADORI I GJERMANISË NË TIRANË

 

“Ne jemi duke punuar që projekte të tilla bilaterale si ato që u shfaqën mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të mund të zgjidhen sa më shpejt dhe që projekti të ecë përpara. Për fat të keq ëështë kështu sepse probleme të tilla bilaterale nuk do duhej të ishin pjesë e këtij procesi, por po punojmë me partnerët për zgjidhjen e tij dhe shpresojmë që së shpejti këto bisedime të nisin. Edhe përpara nisjesformale të anëtarësimit ne jemi këtu, ne si Gjermani, ne si BE. BE është këtu fuqishëm prezent si partner i bashkëpunimit, si donator i rëndësishëm. Një pjesë e punës që duhet të bëhet deri në çeljen zyrtare të negociatave është e bërë.”

 

Për nismën e legalizimit të kanabisit diplomati nënvizon se duhen parë mirë ndikimet e këtij vendimi, sidomos në punën që bëhet kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

 

PETER ZINGRAF

AMBASADORI I GJERMANISË NË TIRANË

 

“Ky proces, pra procesi i vendimmarrjeve në këtë drejtim që ka të bëjë me vendosjen e rregullave, liberalizimin të mund të jetë sa më i thellë që të jetë e mundur dhe sa më i konsultuar duke peshuar mjaft mirë edhe efektet anësore nga të cilat ai do të shoqërohej, që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të mos dëmtohen nga rregulla të cilat janë vendosur pa u konsultuar në mënyrën e duhur dhe pa transparencën e duhur.”

 

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf shprehet i vendosur për bashëpunime të tjera me partnerët shqiptarë për vazhdimin e projekteve që synojnë stabilitet, në kontekstin e përafrimit në procesin e integrimit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *