Subscribe

Opozita ka akuzuar kryeministri Edi Rama për dështim e korrupsion në 7 vite që ai ka drejtuar vendin; duke shfrytëzuar  raportin e fundit të transparency international për të mbështetur këto akuza.

Dy anëtarët e kryesisë së PD kanë dalë para gazetarëve për të vënë në dukje konstatimin e Transparency International se gjatë qeverisjes së partisë socialiste është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit.

 

JORIDA TABAKU

ANETARE E KRYESISE, PD

 

Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Korporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

ANETAR I  KRYESISE, PD

 

 “Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qëndrimi i Transparency International.

 

Sipas PD ky raport është një arsye e shtuar që në 25 prill qytetarët të ndryshojnë me votë qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *