Shpresat për zhҫbllokimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë sa vijnë e shtohen.

Shqipëria ka pritshmëri të mëdha nga Samiti i Zgjerimit, i cili do të mbahet me 6-7 maj në Zagreb.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në një intervistë për emisionin televiziv “Talking Europe” të France 24 tha se Shqipëria do të marrë një date për nisjes e bisedimeve me bashkimin europian.

 

ANDREJ PLENKOVIÇ

 

KRYEMINISTER I KROACISE

 

 

Objektivi yne qe te kemi nje samit te suksesshem ne Zagreb, qe eshte takimi i shefave te shteteve dhe qeverive te bashkimit europian dhe 6 vendeve te europes juglindore ne muajin maj. Përmes samitit të majit në Zagreb, Presidenca Kroate do t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të qartë evropiane, një afat kohor të qartë, por edhe një metodologji për negociatat e ardhshme.

 

 

Zagrebi zyrtar duke i dhënë dritën jeshile të dyja vendeve, pret që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të rindërtojnë besimin ndaj institucioneve të BE-së.

 

ANDREJ PLENKOVIÇ

 

KRYEMINISTER I KROACISE

 

Priten propozimet për disa modifikime në metodologjinë e procesit të bisedimeve dhe një raport shtesë të përparimit për Shqipërinë dhe maqedoninë e veriut . Shpresoj që  kjo të çojë në një zgjidhje politike. Ne do të zhvillojmë një  konferencë ndërqeveritare me të dyja keto vende perpara samitit të Zagrebit.

 


Pak ditë më parë në një takim të Plenkovic me presidentin francez Emmanuel Macron, ky i fundit deklaroi se  Franca po rishikon qëndrimin e saj për hapjen e negociatave, duke shpresuar që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *