Subscribe

18 shtetas me kombësi siriane, mes tyre edhe një fëmijë si dhe skafisti,  janë shpëtuar nga roja bregdetare.

Alarmi SOS u dha 10 milje larg gjirit të Durrësit, pasi gomonia kishte pësuar një avari në motorr.

Ne ndihmë të gomones që  rrezikohej,  doli anija e Forcës Detare mjete të Guardia di Financa dhe të policisë se Kufirit.

Pas një operacioni që zgjati rreth 1 orë, ata moren në bordin e anijes emigrantët  që rrezikonin të mbyteshin, ndërsa gomonia u rimorkjua drejt portit të Durrësit.

Shtetasit sirianë si dhe skafisti në gjendje të mirë shëndetësore u shoqëruan në ambjentet e drejtorisë se policisë se kufirit.

Ata do të mbahen të izoluar për shkelje të paligjshme të kufirit, ndërsa mbi skafistin pritet të rëndoje akuza e “trafikut të qenjeve njërëzore”.

Policia dyshon se gomonia e cila si destinacion  kishte Italinë është nisur nga brigjet shqiptare dhe se shtetasit sirian ishin futur me herët në vendin tonë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *